Lazio ka përditësuar gjendjen e Ciro Immobile pas aksidentit të tij me makinë, duke njoftuar se ai ka pësuar një thyerje të brinjës dhe dëmtim të shtyllës kurrizore.
Kapiteni i Lazios, Ciro Immobile, u përfshi në një aksident automobilistik në Romë mëngjesin e së dielës.
Pak orë pas aksidentit, skuadra italiane ka vijuar me një njoftim për përditësimin e gjendjes shëndetësore të 33-vjeçarit.
Siç ka përmendur ai, analizat në të cilat është dorëzuar Immobile kanë rezultuar se ai ka pësuar frakturë të përbërë në anën e djathtë të brinjëve dhe lëndim në shtyllën kurrizore.
Kapiteni i Lazios mbetet nën vëzhgim në urgjencën në Spitalin e Romës, Agostino Gemelli IRCCS. /G.D abcnews.al/