Policia e Tiranës ka vënë në pranga 39 vjeçaren e cila u përfshirë në një aksident me pasojë vdekjen në zonën e Yzberishtit një ditë më parë.
39 vjeçarja drejtuese e mjetit tip ‘Toyota Yearis’ e cila duke lëvizur në bulevardin ‘Migjeni’ në Yzberish nga korsia e mesit bëri manovër të gabuar dhe u kthye majtas, duke i prerë kështu rrugën motorrit Suzuki me të cilin udhëtonte Fatmir Avdillrit.
Më pas motorri u përplas me një mjet tip ‘Benz’ të parkuar, ndërsa trupi i Avdillarit u përplas mbi xhamin e parë të një makine ‘Opel’, ku si pasojë humbi dhe jetën.
LEXO EDHE: U aksidentua për vdekje, kush është “Xubi i Yzberishtit” i akuzuar për vrasje e subjekt i OFL
“A. M., 39 vjeçe, pasi ditën e djeshme është përfshirë në një aksident me mjetin motor me drejtues shtetasin F. A., i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se Fatmir Avdillari njihej ndryshe edhe si “Xubi i Yzberishtit. Ai ka qenë edhe subjekt i OFL. Ndërsa po ashtu njihej si ish anëtar i bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, ku bashkanëtarë kanë qenë edhe dy vëllezërit e tij, Nazmiu dhe Iliri./abcnews.al