Mjeku Vanion Cinari, i cili u përfshi në një aksident të trefishtë në Sauk, ka humbur jetën.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës. 40-vjeçari Cinari mbeti i plagosur rëndë, teksa këtë të mërkurë mësohet se ka ndërruar jetë.
E plagosur mbeti 32-vjeçarja Alba Shehaj, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Ka ndërruar jetë mnjeku Vanion Cinari, për shkak të plagëve të marra në trup. Ka pasur dëmtime të shumta. Ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës. Sa i takon edhe të aksidentuarës së dytë, 32-vjeçarja Alba Shehaj ka lënë ambientet e spitalit”, raportoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Xhoana Çallaku./abcnews.al