Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksidenti i tmerrshëm në Tiranë, Qibini: Duhen rishikuar masat ndëshkimore, të jenë atribut i Policisë Rrugore

schedule19:30 - 9 Maj, 2022

schedule 19:30 - 9 Maj, 2022

Aksidenti i rëndë i ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku një makinë “G-Class” përplasi në vijat e bardha një çift dhe vajzën e tyre 3 muajshe ndërsa kalonin vijat e bardha, ka ngritur sërish në këmbë opinionin publik.

Për të folur për këta “kamikazë” që lëvizin në rrugë pa asnjë përgjegjshmëri, i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ishte eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi, se çfarë duhet të bëjë më shumë policia rrugore që të tilla raste mos përsëriten më, aq më tepër kur në përballë kemi një shkelës të rregullt të Kodit Rrugor, Qibini tha se duhet ndryshuar në tërësi sistemi i masave, dhe i duhet dhënë atribut Policisë Rrugore.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Është ndoshta një nga aksidentet më të rëndë, dhe pa asnjë faj nga viktimat e këtij aksidenti?

Qibini: Është një aksident i paprecedentë, është totalisht nga veprimet e gabuara të drejtuesit të mjetit, të cilat ndëshkohen me legjislacionin rrugor, ka humbje kontrolli totale, kemi mospërshtatje të shpejtësisë.

Xhokaxhi: A mund të hyjmë në pjesën e psikologjisë së drejtuesit të mjetit? U tha që ka qenë nën efektine drogës

Qibini: Kemi drejtues mjetesh që veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme, këtu kemi një neglizhencë që drejtuesi i automjetit e shfaq. Di8het se efeket e lëndëve narkotike ndikojnë në sistemin nervor, i cili në momentin që ka përdorur këto lëndë veprimi i tij është me vonesë, nuk e percepton drejt situatën, nuk vepron në kohën e duhur. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një drejtues mjeti që ka abuzuar. Vepron në mënyrë të hapur toalisht, nuk zbaton rregullat e qarkullimit rrugor. Bëj thirrje dhe për këmbësorët, që një këmbësor i vëmëndhsëm duhet të përqendrojë vëmendjen në rrugë.

Xhokaxhi: Por në këtë rast fushëpamja e këmbësorit ishte e pamundur?

Qibini: Në këtë rast po. Ka patur dhe raste të tjera. Në Kodin Rrugor përcakton detyrat që ka drejtuesi i mjetit ku ka vija të bardha, është i detyruar që ai duhet t’i ndalojë.

Xhokaxhi: Mund të ishte rast edhe më tragjik?

Qibini: Jo vetëm ky rast, por edhe rasti i autobusit kemi të bëjmë me paaftësi profesionale të drejtuesit të mjeteve.

Xhokaxhi: Kur kemi të bëjmë me një drejtues mjeti me problematika të ngjashme, çfarë realisht do duhet të bënte policia?

Qibini: Policia sipas informacioneve që kam unë ka patur 8 raste që ky7u drejtues automjeti që është shkelës sistematik. Por në dispozitat e Kodit Rrugor i aplikohet gjobë, dhe ky drejtues mjeti ka vijuar lëvizjen. Unë mendoj se duhet bërë rishikim tërësor i masave ndëshkimore të këtyre drejtuesve të mjeteve që janë problematikë, duhet të jetë atribut i Policisë Rrugore, të cilën nuk e kanë deri tani.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!