Dy goditje të njëpasnjëshme me makinë kanë rezultuar tragjike për të miturin që humbi jetën të martën në zonën e Treshit në Tiranë.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë dyshohet se Tomorr Shukulli i ka dhënë lekë të miturit që lypte në atë zonë. 7-vjeçarit i kanë rënë në tokë paratë dhe është ulur për t’i marrë në momentin që është ndezur semafori jeshil për makinat drejtuesi i mjetit nuk e ka parë dhe e ka përplasur.
Fatale për 7 vjeçarin ka rezultuar goditja që i mituri ka marre nga makina e dytë me drejtuese Valentina Koltrakun.
55-vjeçari ka ndaluar menjëherë pasi ka dëgjuar njerëzit në rrugë duke bërtitur, ndërsa 42-vjeçarja ka vijuar rrugën dhe është larguar. Shukulli e ka dërguar fëmijën te Spitali i Traumës, ndërsa fillimisht ka deklaruar se nuk e kishte përplasur ai.
Policia arrestoi mbrëmjen e së martës 2 drejtuesit e mjeteve Valentina Koltraku, 42 vjeçe dhe Tomorr Shukulli, 55 vjeç.


