Klevis Ruçaj, drejtuesi i “Audit” që shkaktoi aksidentin e rëndë sot në afërsi të TEG-ut ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr trajtim mjekësor intensiv, bëjnë me dije burime pranë Spitalit të Traumës. Ndërkohë, shtetasit O.K., A.K, Q.K ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Si ndodhi aksidenti?
Ruçaj pasi ka humbur kontrollin, ka thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda” me drejtues shtetasin Qemal Kurti. Dy vajza, të cilat ishin pasagjere në automjetin “Audi”, humbën jetën dhe u plagosën 4 të tjerë. /abcnews.al