Një 62-vjeçar, drejtues i një kamionçine humbi jetën pasi u përplas me një makinë në autostradën Levan-Vlorë këtë të hënë.
Aksidenti I rëndë rrugor ndodhi në orët e mesditës, pranë fshatit Panaja, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me viktimën u plagos rëndë.
Makina që drejtohej nga një shtetase italiane 28-vjeçare, goditi nga pas me një kamionçinë që lëvizte në të njëjtin aks.
Si pasojë e goditjes, kamionçina me drejtues Ferdinant Hasani 62 vjeç, doli nga rruga dhe u përplas me barrierat ndarëse të autostradës.
Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e kamionçinës, i cili humbi jetën në vend.
Pasagjeri që udhëtonte në kamionçinë, u dërgua në urgjencën e spitalit të vlorës në gjendje kritike.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat patën vështirësi në nxjerrjen e trupit të viktimës, pas kabina e kamionçinës ishte shkatërruar plotësisht.
Ndërkohë, policia rrugore ka shoqëruar për në komisariat drejtuesen e mjetit me targa italiane, e dyshuar si shkaktare e aksidentit.
/abcnews.al

