Aksidenti i mori jetën, prek vëllai i shqiptarit: Në Itali erdhëm me varkë në ’91, s’dua ta kujtoj

schedule11:10 - 11 Prill, 2022

schedule 11:10 - 11 Prill, 2022

“Më mungon shumë, tani prehu në paqe vëlla, të kam dashur gjithmonë”. 

Këto fjalë shkruan Orges Beqari për të vëllanë Lorencin, i cili vdiq në një aksident në Ravegnana të Italisë, teksa ishte duke udhëtuar për tek e fejuara e tij, kur humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi jashtë rruge në bregun e një lumi.

“Prindërit e mi Eduardo dhe Mariana dhe vëllezërit e mi Lorenc dhe Gentian mbërritën në Ravena tridhjetë vjet më parë, në ’91, me një varkë që u nis nga Shqipëria. Nuk dua ta kujtoj”. 

Lexo edhe: “Kisha një parandjenjë të keqe”, aksidenti i mori jetën, e fejuara e shqiptari: Doja të kisha vdekur edhe unë

Orgesi i prekur, dëshiron të flasë vetëm për të vëllanë, i cili u nda nga jeta papritur: “Ishte më i miri nga të gjithë, njeri i mirë. Pastaj tani i duhej të fillonte edhe një punë të re. Tani i duhej të fillonte të drejtonte furgona para dhe pas transporteve të jashtëzakonshme, ishte i lumtur. Kur mori lajmin e fejuara u sëmur”.

Orges kujton herën e fundit kur e pa vëllanë e tij: “Të shtunën pak para se të nisej për të shkuar te Sandra në Forlì, ai ishte me prindërit e mi dhe po luante me nipin e tij. Të gjithëve do të na mungojë shumë”.

Aksidenti ndodhi në Via Ravegnana. Mediat italiane raportojnë se viktima Lorenc Beqari 45 vjeç është biznesmen dhe me origjinë nga Durrësi, por banonte në Ravenna.

/abcnews.al