Drejtuesi i makinës që transportonte mësuesit në shkollën Arrës të Devollit, por që përfundoi në aksident me vdekjen e njëres prej tyre, u arrestua. Policia e Korçës e ka shpallur fajtor për shkelje të rregullave të qarkullimit Ndriçim Hoxhën, i cili në Land Rover kishte futur shtatë persona, gjashtë mësues dhe një infermiere. Në rrugën Miras – Arrës në zonën e Devollit pranë vendit të quajtur Shkallëz, makina është përmbysur. Për pasojë humbi jetën në vend mësuesja Luiza Dule 46 vjeçe. Të tjerët u plagosën, por janë jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al
Aksidenti i mësueseve, arrestohet drejtuesi i makinës
schedule13:24 - 20 Dhjetor, 2018
schedule 13:24 - 20 Dhjetor, 2018