Aksidenti i merr jetën 26-vjeçarit shqiptar në Amerikë

schedule19:47 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 19:47 - 16 Dhjetor, 2021

Një aksident i ka marrë jetën një shqiptari në SHBA.

Bëhet fjalë për K.K, 26-vjeç, me origjinë nga Kosova, i cili ka humbur jetën në një aksident trafiku që ndodhi sot rreth orës 00:15 (me orë lokale), në Morris Park Avenue.

Në vendngjarje, policia thotë se ka pikasur një shofer mashkull 26-vjeçar me lëndime të rënda në kokë dhe një pasagjer mashkull 24-vjeçar me lëndime të rënda në kraharor.

Mediat lokale raportojnë se ata po udhëtonin me një Mercedes Benz ML320 të vitit 1998.

Ata po udhëtonin me shpejtësi të lartë në Morris Park Avenue, thotë policia, kur shoferi nuk arriti të kthehej siç duhet në rrugë dhe automjeti u përplas me një shtyllë. /abcnews.al