Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Itali, ku një shqiptar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor në Viale Abruzzi, ku një makinë Fiat 500 L ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar duke u përplasur me një pemë.
Policia raporton se në makinë ishin 5 persona, dy vajza dhe tre djem. Një shtetas shqiptar 20-vjeçar ka humbur jetën. Një vajzë dhe dy djem u dërguan në gjendje të rëndë në spital.
Në makinë raportohet se përveç viktimës në makinë ishte edhe një shqiptar 18-vjeç. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti tragjik. /abcnews.al/