Aksidenti i frikshëm, Eto’o: Ndodhi një mrekulli, shpëtuam falë Zotit!

schedule09:34 - 10 Nëntor, 2020

schedule 09:34 - 10 Nëntor, 2020

Samuel Eto’o pësoi të dielën në mëngjes një aksident të frikshëm në Kamerun. Pasi po kthehej nga një dasmë, ish-sulmuesi i njohur dhe të tjerë të ndodhur në automjetin me të cilin po udhëtonin, u goditën nga një autobus i transportit publik dhe makina e tyre u dëmtua rëndë.

Eto’o u dërgua në spital dhe gjendja e tij u raportua e mirë që pas aksidentit, ndërkohë që kamerunasi ka dashur të sqarojë atë që kishte ndodhur dhe të falënderonte ata që i kishin dërguar mesazhe mbështetëse.

 

“Ky bashkim i shenjtë i manifestuar nga dasma tradicionale e vëllait tim të vogël, Oliver Kadji dhe të dashurës së tij bukuroshe, të cilës i them faleminderit dhe i uroj lumturi të madhe, ishte një mundësi për mua që të rizbuloja më shumë emocione nga rajoni perëndimor i vendit tim, Kamerunit, ku kam kaluar momente të paharrueshme.

Gjatë rrugës për në kthim pata një aksident fatkeq automobilistik, i cili pothuajse më bëri të harroja lëvizjet e mia të kërcimit të një nate më parë. Dua t’ju siguroj të gjithë se jam mirë. Faleminderit Zotit, që na nxori për mrekulli nga ai aksident pa dëmtime fizike. Ju falënderoj të gjithë për mesazhet e dërguara”, shkruan Eto’o në rrjetet sociale. /abcnews.al