Aksidenti Elbasan-Peqin, udhëtonte me bashkëshorten dhe dy vajzat, transportohet tek “Trauma” drejtuesi i mjetit “Opel”

schedule23:23 - 12 Korrik, 2020

schedule 23:23 - 12 Korrik, 2020

Rendohet gjendja e drejtuesit të mjetit tip “opel” që u përfshi ne aksident me një mjet tip BMW X6 në aksin Elbasan-Peqin gjatë orëve të pasdites së sotme.

Ai është P.H., 45 vjeç i cili në momentin e aksidentit po udhëtonte me bashkëshorten dhe dy vajzat.

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për abcnews.al drejtuesi i automjetit tip “Opel” po transportohet me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ka marrë dëme të shumta në mushkëri.

LEXO edhe: VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit në Elbasan, makinat të përmbysura me dëmtime të shumta

Mësohet se edhe njëra nga vajzat e mitura ka shfaqur probleme pasi edhe ajo ka marrë dëmtime të shumta.

Mjekët pas ekzaminimeve e kanë transferuar 15 vjecaren në reanimacion në gjendje të rënduar.

Shkak i këtij aksidenti të rëndë është bërë një parakalim i gabuar i mjetit tip BMW x6./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!