Aksidentet rrugore janë shkaku i parë i traumave në vend.
Aktualisht mjekët në Spitalin Universitar të Traumës presin rreth 200 urgjenca në ditë. Rastet u shtuan pas pandemisë së Covid.
Ndërkohë më shumë se gjysma e vdekjeve nga traumat sipas Kryetarit të Shoqatës së Traumës Agron Dogjani janë pasojë e aksidenteve me makinë apo motor.
Menaxhimi i traumave bëri bashkë mjekë vendas nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kongresin e Gjashtë të Traumave dhe Urgjencave Kirurgjikale që u zhvillua në Tiranë./abcnews.al/


