Aksidentet, rrezik nëpër kryqëzimet e superstradës së Lezhës

schedule15:17 - 16 Nëntor, 2018

schedule 15:17 - 16 Nëntor, 2018

Ngjarja më të rënda në qarkullimin rrugor janë ato aksidente, të cilat ndodhen nëpër kryqëzimet e superstradës që përshkon Lezhën. Autoritetet e Policisë Rrugore i bëjnë apel Autoritetit Rrugor për plotësim me sinjalistikë dhe marrje të masave të tjera nëpër degëzimet e rrugës.

Këtu ku janë vendosur policët ditët e fundit u regjistruan dy aksidente. Një njeri humbi jetën, dy të tjerë u gjymtuan. Është kryqëzimi i Rrilës në superstradën që përshkon Lezhën. Rrugorët i bëjnë apel Autoritetit Rrugor për situatën e krijuar me aksidentet.

“Në qoftë se ndërhyrja e Autoritetit Rrugor apo organeve kompetente për të bërë këto mbikalime dhe nënkalime nëpër kryqëime do të ketë më shumë jetë njerësih të shpëtuara, por edhe nëse respektohet sinjalistika rrugore nga drejtuesit e mjeteve, përsëri do kemi më shumë jetë njerëzish të shpëtuara. Dhe këmbësorët të respektorjnë sinjalistikën rrugore”, tha Altin Mena, shef i qarkullimit rrugor në Lezhë.

Në gjashtë muajt e fundit në rrugët e Lezhës janë regjistruar 52 aksidente me 77 të plagosur dhe gjashtë viktima. Shifra këto që tregojnë për shkallën e lartë të rrezikut përgjatë superstradës.

Degëzimet e shumta janë identifikuar njollat kryesore të këtyre aksidenteve. Çdo ditë një ngjarje e tillë ndodh pikërisht në kryqëzime. Ekspertët vërejnë se shkaqet janë të shumta; nga mungesa e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit prej shofereve, deri te këmbësorët e pakujdesshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!