Aksidentet në punë, Denaj: Kemi shtuar kontrollet në kompanitë private

schedule17:35 - 30 Prill, 2019

schedule 17:35 - 30 Prill, 2019

195 raste të aksidentimit në punë u shënuan në 2018-ën. Autoritetet thonë se kanë shtuar kontrollet për të verifikuar kushtet e sigurisë.

Aksidentet në punë mbeten shqetësuese pasi vetëm vitin e kaluar u shënuan 195 raste. Gjatë një takimi të Këshillit kombëtar të Punës në Ditën Ndërkombëtare ministrja e Financave dhe Ekonomisë thotë se për këtë shkak janë rritur kontrollet nëpër kompanitë për të parë kushtet e punës.

Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë: “Në vitin 2018 janë 195 të aksidentuar në punë. Pjesa më e madhe janë në ndërmarrjet e pordhimit, minierave, dhe sektorin e ndërtimit. Numri i inspektimeve në kompani për aksidente në punë është rritur nga 115 në 162 nga 1 vit më parë”.

Sipas kreut të Inspektoritatit të Punës, vetëm gjatë 3 mujorit të parë të 2019 kane ndodhur 42 aksidente në punë, prej të cilave 13 punonjës kanë humbur jetën.

Arben Seferaj, Kreu i Inspektoriatit të Punës: “Për periudhën janar – mars të 2019 janë regjistruar 42 raste të aksideteve në punë, 43 punëmarrës të aksidentuar ku prej 13 prej këtyre aksidenteve kanë rezultuar fatale për jetën e punëmarrësve. Shënon një ulje  6% nr i punëmarrësve të aksidentuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.”

Gjatë 3 mujorit të parë të 2019-ës janë inspektuar 3533 subjekte, sipas të cilave 891 punonjës punojnë pa kontrate individuale, kundrejt 191 punëmarrësve pa kontratë.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!