Inxhinieri Arben Meçe, i ftuar në Special Report” me gazetarin Arlind Isa foli për ngjarjet më të fundit të ndodhura në vend ku disa persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve.
Dy ngjarjet më të fundit ishte aksidenti në zonën e Astirit, ku një këmbësor vdiq pasi u përplas nga një makinë teksa po tentonte të kalonte rrugën si edhe aksidenti i ndodhur në rrugën “Kastriotët’ në kryeqytet, ku një kamion përplasi për vdekje një 32 vjeçar.
Inxhinieri thekson se këmbësori duhet të jetë i disiplinuar dhe të respektojë rregullat njësoj sikurse edhe drejtuesi i mjetit.
“Nuk më rezulton që kemi as defekte të sinjalistikës apo parametrave gjeometrikë të rrugës. Në gjykimin tim, është rasti kur në mënyrë absolute defekti dhe përgjegjësia më e madhe është e qytetarit. Në këto tre raste, nuk ka probleme me rrugën, me sinjalistikën apo me automjetin. Ku e kemi problemin?
Gjithmonë ne orientimin tonë e bëjmë në kurriz të drejtuesit dhe të rrugës dhe pastaj përfundojmë në drejtim të qytetarit që është viktimë. Nuk duhet të jemi në këto kushte. Në të gjitha rastet duhet të bëjmë thirrje tek qytetarët, e shoh urgjente. Duhet të jenë të disiplinuar për përdorimin e rrugës sa drejtuesi i mjetit.”, tha inxhineri./abcnews.al