Aksidente në Berat, Shkodër dhe Elbasan, tetë persona u plagosën

schedule09:40 - 9 Shtator, 2018

schedule 09:40 - 9 Shtator, 2018

Vazhdojnë aksidentet rrugore të qëndrojnë në shifra të larta. Tetë persona janë plagosur pa u mbushur 24 orë dhe dy prej tyre janë në rrezik jete.

Tetë persona janë plagosur në tre aksidente në Shkodër, Elbasan dhe në Berat. Në Shkodër një motorçikletë dhe një furgon i policisë kufitare u përplasën në rrugën Shkodër-Muriqan e për pasojë ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i motorçikletës një 69 vjeçar. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Oblikë dhe motorri ishte pa targa.

Drejtuesi ka humbur kontrollin dhe nga shpejtësia u godit në pjesën e pasme të furgonit të policisë. Në Elbasan ngjarja ndodhi në baipasin e improvizuar tek shembja e gurëve. Dy automjete u përplasen mes tyre dhe dolën nga rruga. Njëra nga makinat u përmbys dhe sipas policisë dy persona morën plagë të rëndë dhe u dërguan në spitalin e Elbasanit. Aksidenti tjetër ndodhi në rrugën Poshnje-Ura Vajgurore, tek ish SMT.

Një mjet tip Huyndai me targa greke u përplas me një Benz. Për pasojë u dëmtuan pesë persona të cilët u dërguan në spitalin e Beratit. Por njëri prej tyre në gjendje të rëndë u transportua më pas për në Spitalin e Traumës Tiranë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!