100 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir që ka ndodhur këtë të premte në Kinë, ku disa persona mbeten të plagosur. Siç thuhet, shkaku i përplasjes që ndodhi në autostradën e qytetit kinez Suzhou, në provincën Jiangsu në lindje të vendit, është akulli në rrugë.
'Minor' car accident involving about a hundred vehicles in Suzhou in eastern China pic.twitter.com/gCWyH3Ktd3
— S p r i n t e r (@Sprinter99800) February 23, 2024
Tre persona janë shtruar në spital për shkak të lëndimeve, dhe gjashtë persona kanë marrë gërvishtje të lehta.
Gjatë javëve të fundit, pjesë të mëdha të Kinës janë goditur nga moti i keq, stuhitë dhe shirat e rrëmbyeshëm, duke ndikuar në transportin në një kohë kur milliona njerëz po udhëtojnë për festimet e Vitit të Ri Hënor.
/abcnews.al