Aksident zinxhir Itali, një i vdekur 6 të plagosur

schedule09:54 - 6 Shkurt, 2024

schedule 09:54 - 6 Shkurt, 2024

Pas aksidentit të djeshëm zinxhir, ku 25 persona u plagosën si pasojë e përplasjes së 100 makinave, një tjetër aksident është regjistruar në Itali.

Një person humbi jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën në zonën e Genovas, pas përplasjes së një kamioni dhe disa makinave. Autostrada nga Rapallo dhe Chiavari është mbyllur që nga ora 7 e mëngjesit.

Referuar mediave vendase, shoferi i frgonit humbi kontrollin duke u përplasur me një mur. Mjeti që po transportonte punëtorët u përmbys në mes të autostradës. Si pasojë automjete të shumta u përplasën njëra pas tjetrës dukë shkaktuar një kaos.

Viktima e vetme ka mbetur drejtuesi i furgonit, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa të paktën 6 persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë. Në vendngjarje kanë ndërhyrë 118 automjete, duke përfshirë gjashtë autoambulanca, polici rrugore dhe zjarrfikës.

 

/abcnews.al