Eksperti i qarkullimit rrugor Islam Qibini u shpreh për ‘Tirana Live’ se rruga ku ndodhi aksidenti fatal klasifikohet si rrugë interurbane dytësore ku shpejtësia e lëvizjes është 60 km/h. Sipas tij, drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë nuk ka lejen e drejtimit përkatëse.
“Duhet parë trajektorja e lëvizjes së betonieres nëse i ka prerë rrugën. Nisur nga ky segment kemi të bëjmë me një rrugë interurbane dytësore ku shpejtësia është 60 km/h. Kemi një drejtues të betonieres që duhet të ketë patentë të klasit C dhe ka të klasit B.
Betonierja duhet të ketë sistem ndricimi dhe duhet të jenë ekspertët që të vlerësojnë dhe duhet parë pozicioni i dy mjeteve. Drejtuesit e mjeteve duhet të kenë parasysh që gjatë qarkullimit natën, duhet përshtatur shpejtësia në bazë të fushëpamjes. Duhet parë dhe pozicioni i tyre në karrexhatë, cfarë lëvizje ka bërë betonierja dhe këto detaje i përkasin grupit hetimor.”
/ abcnews.al