Aksident tragjik në Turqi/ Autobusi del nga rruga dhe përmbyset, 9 të vdekur dhe 30 të plagosur

schedule12:10 - 16 Janar, 2024

schedule 12:10 - 16 Janar, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur, duke shkaktuar 9 viktima dhe 30 të plagosur. Mes viktimave është edhe shoferi i autobusit. Nga 30 pasagjerët e plagosur, 13 janë në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në orën 1:15 të mëngjesit të së martës. Sipas informacioneve, në autobus ndodheshin 43 persona.

Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc tha kanë nisur hetimet në lidhje me aksidentin tragjik.

Shkaku i aksidentit besohet të jetë moti i keq, ku si pasojë  e shirave dhe rrugës së lagësht, shoferi besohet të ketë humbur kontrollin.

/abcnews.al