Aksident tragjik në Tanzani, 14 viktima dhe 17 të plagosur

schedule19:16 - 5 Qershor, 2024

schedule 19:16 - 5 Qershor, 2024

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë u plagosën pas aksidenti të rëndë të ndodhur në Tanzaninë jugore.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi një kamion u përplas me disa automjete, përfshirë edhe një minibus.

“Shoferi i kamionit humbi kontrollin dhe u përplas me automjete të tjera, duke përfshirë triçikleta dhe një minibus. Mes të vdekurve është edhe një djalë 4-vjeçar, tha komisioneri i qarkut Juma Homera.

Ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalin lokal dhe gjendja e tetë raportohet se është kritike.

/abcnews.al/