Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident tragjik, vdesin dy motra/ Përplasen dy mjete në Sarandë, plagoset rëndë pasagjerja

schedule21:17 - 24 Gusht, 2025

schedule 21:17 - 24 Gusht, 2025

Një aksident tragjik ka tronditur mbrëmjen e së dielës jugun e vendit, ku dy motra të reja kanë ndërruar jetë dhe një tjetër vajzë ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Delvinë–Sarandë, në vendin e njohur si “Pularia”, rreth orëve të mbrëmjes të së dielës.

Sipas informacioneve zyrtare, në përplasjen e fortë u përfshinë dy automjete. Njëra nga makinat drejtohej nga një 23-vjeçar, i identifikuar si Kevi Norra, ndërsa mjeti tjetër, një “Lancia” në të cilën ndodheshin tre vajza të reja, u shndërrua në skenën e një tragjedie.

Ela Dhimaku, 22 vjeçe, dhe motra e saj më e vogël Rozina Dhimaku, vetëm 20 vjeçe, humbën jetën në vend si pasojë e përplasjes. E plagosur rëndë mbeti 24-vjeçarja Antonela Zhupa, e cila u transportua me urgjencë në spitalin e Sarandës dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Pamjet nga vendi i ngjarjes ishin tronditëse. Të dy automjetet ishin shkatërruar thuajse plotësisht, ndërsa në zonë mbërritën menjëherë forcat e policisë, autoambulancat dhe zjarrfikësja, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga mjeti i deformuar.

Shkaqet e aksidentit nuk janë zbardhur ende plotësisht, por grupi hetimor dyshon për shpejtësi tej normave të lejuara.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit që i mori jetën dy motrave të reja.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!