Aksident tragjik në Moldavi/ Përplasen dy automjete, pesë të vdekur dhe shtatë të lënduar

schedule18:25 - 10 Gusht, 2024

schedule 18:25 - 10 Gusht, 2024

MOLDAVI- Një aksident i rëndë ka tronditur Moldavinë këtë të shtunë.

Mediat vendase raportojnë se dy makina janë përplasur dhe për pasojë pesë persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë lënduar.

Ngjarja tragjike u regjistrua në ndodhur aksin rrugor Kishinau-Balti.

Pas përplasjes makinat kanë shpërthyer në flakë.

Pesë viktimat janë gjetur të djegura në makinë, ndërkohë shtatë persona të tjerë, mes të cilëve edhe të mitur janë transportuar në spital.