Aksident tragjik në Kamëz, humb jetën i riu, motori përplaset me makinën në rrethrrotullim

schedule00:47 - 22 Korrik, 2021

schedule 00:47 - 22 Korrik, 2021

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak pas mesnate në Kamëz.

Burime nga policia bëjnë me dije për abcnews.al se në këtë aksident tragjik ka ndërruar jetë një 30-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur tek rreth rrotullimi “Donald Trump” ku nje motor është përplasur me një makinë tip “benz”. Viktimë ka mbetur drejtuesi i motorit, shtetasi F.H. 30 vjeç.

Njoftimi i policië:

Me datë 22.07.2021, në bulevardin “Blu” mjeti me drejtues shtetasin R. M., rreth 25 vjeç, është përplasur me mjetin motorr me drejtues shtetasin F. H., rreth 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motorrit shtetasi F. H.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al