Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në dalje të Fushë-Krujës ku një 19-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet.
Referuar të dhënave paraprake, 19-vjeçari Irdi Laçi është përplasur nga një mjet tip fuoristradë teksa po shtynte një ‘Mercedes’ që ishte fikur në mes të rrugës.
Sakaq, shoferi i fuoristradës është arrestuar nga policia ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave./abcnews.al

