26 persona, përfshirë dy fëmijë, vdiqën sot pasi minibusi me të cilin po udhëtonin u përplas me një cisternë karburanti në Malavi perëndimore. Aksidenti ndodhi në rrethin Kasungu, në rrugën që lidh qendrën tregtare të rrethit Chinkomu me Mchinji.
Sipas njoftimit të policisë, minibusi ka marrë flakë dhe të 26 pasagjerët kanë mbetur të bllokuar në mjet. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet emergjente për të ndihmuar në zbardhjen e pasojave të aksidentit.
Autoritetet po punojnë për të identifikuar viktimat dhe për të ofruar mbështetje për familjet e prekura.
/abcnews.al