Një aksident ka ndodhur këtë të dielë në kryeqytet, pranë Kryeministrisë. Mësohet se janë lënduar dy persona.
Sakaq, raportohet se shkak është bërë shpejtësia dhe humbja e kontrollit nga shoferi i automjetit tip Benz.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit./abcnews.al