Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident pranë Portit të Jahteve në Orikum/ Makina përmbyset në mes të rrugës

schedule11:56 - 8 Shtator, 2025

schedule 11:56 - 8 Shtator, 2025

Një aksident rrugor është regjistruar sot  ne aksin Rradhimë- Orikum, ku një automjet tip Audi A3 është përmbysur në mes të rrugës.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, mjeti ka humbur kontrollin duke përfunduar i përmbysur, ndërsa paniku ka qenë i madh tek qytetarët që ndodheshin aty pranë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar drejt spitalit shoferin e plagosur.

Policia ndodhet në vend për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të menaxhuar qarkullimin e mjeteve në zonë.

Ky aksident ngre sërish shqetësimin për sigurinë rrugore dhe kujdesin e drejtuesve të automjeteve, sidomos në zona me trafik të lartë si Orikumi gjatë sezonit veror./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!