ERSEKË– Një aksident rrugor ka ndodhur në dalje të urës së Selenicës në Ersekë.
Një makinë ka dalë nga rruga duke u përplasur me pjesën anësore të betonit. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar një çift bashkëshortësh.
Ka qenë ambulanca që ka bërë nxjerrjen e tyre nga makina dhe janë transportuar drejt spitalit të Korçës.
Drejtuesi i mjetit Emilian Isufi po transportohet drejt spitalit të Traumës me helikopter për mjekim më të specializuar për shkak të dëmtimeve të marra në gjymtyrë.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

