Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Aksident në Vlorë, përplasen gjashtë automjete

schedule12:37 - 19 Mars, 2026

schedule 12:37 - 19 Mars, 2026

VLORË- Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur në qendër të qytetit, pranë Postës Qendrore.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një automjet tip Peugeot i ka prerë rrugën një mjeti tip Volkswagen, duke shkaktuar përplasjen fillestare.

Si pasojë e këtij incidenti, në aksident janë përfshirë edhe disa automjete të tjera që ndodheshin në lëvizje në atë moment.



Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale të shkaktuara janë të konsiderueshme.

Përplasja ka shkaktuar gjithashtu edhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në zonë, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, ndërsa kanë nisur hetimet për shkaqet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!