Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti në Vlorë.
Sipas policisë, rreth ores 19:30 në aksin e vjetër rrugor Panaja–Vlorë, pranë vendit të quajtur “Shamogjin” një automjet tip “Hundai” ka dalë nga rruga.
Si pasojë, drejtuesi i mjetit Fatos Hoxha 55 vjeç, banues në fshatin Mifol ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet shpejtësia dhe mungesa e ndricimit në rrugë.