Një aksident është regjistruar ditën e sotme në fshatin Gjormë, në Vlorë.
Nga informacionet e dhëna nga Policia bëhet me dije se drejtuesi i automjetit A.R., ka humbur kontrollin e mjetit, ndërsa ka mbetur i lënduar së bashku me pasagjerin.
Sakaq në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 03.01.2021, rreth orës 15:20, në fshatin Gjormë, Vlorë, një automjet me drejtues shtetasin A. R., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/abcnews.al/