Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Shkodër-Velipojë. Një makinë ka përplasur një motoçikletë në afërsi të rrugës së plazhit në Velipojë.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës ndërkohë që drejtuesi i makinës është larguar nga vendi i ngjarjes.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Shkodrës nën kujdesin e mjekëve. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e këtij aksidenti.
“Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në afërsi të Kishës, Velipojë, është përplasur një mjet me një motoçikletë, ku drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi A. Sh. 26 vjeç banues në Velipojë, i cili u dergua në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.
/abcnews.al