TIRANË- Lena Stafa ka mbetur e vdekur dhe Hatije Muça e plagosur si pasojë e një aksidenti të regjistruar pranë mbikalimit të Paskuqanit.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 9:35 të së hënës pikërisht pranë kësaj trafikndarëse te “mbikalimi i Paskuqanit”.
72-vjeçarja Lena Stafa dhe 66-vjeçarja Hatije Muca kanë tentuar të kalojnë rrugën për në krahun tjetër përmes trafikndarëses kur janë goditur nga një automjet.
Drejtuesi i mjetit është identifikuar si Renis Qosja, 35-vjeç, i cili menjëherë pas ngjarjes është shoqëruar në komisariat për t;i marrë deklaratën por edhe për veprime të mëtejshme hetimore.
Teksa 66-vjeçarja Hatije Muca është transportuar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore,.
Një grup hetimi është ngritur për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, teksa materialet janw referuar nw prokurori.
./abcnews.al