Një aksident është regjistruar në afërsi të një karburanti në Mullet, në Tiranë. Për pasojë kanë mbetur të lënduar tre shtetas të moshës 17-vjeç. Të lënduarit janë dërguar në spital, ku edhe po marrin trajtim mjekësor.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Më datë 07.02.2024, në afërsi të një karburanti në Mullet, një 24 vjeçar, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar 3 shtetas të moshës 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/