Aksident në Tiranë, makina përplas të moshuarën teksa po kalonte rrugën

schedule15:44 - 3 Tetor, 2023

schedule 15:44 - 3 Tetor, 2023

Një aksident është shënuar pasditen e së martës në kryeqytet, pranë pallatit me shigjeta. Mësohet se një makinë, që drejtohej nga një vajzë ka përplasur një të moshuar teksa po kalonte rrugën.

E plagosura është dërguar në spital për ndihmë mjekësorë ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar nga policia. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia.