Një aksident është shënuar mesditën e sotme në Tiranë, ku automjeti ka përplasur një fëmijë në rrugën “Don Bosko” të kryeqytetit.
Siç mëson abcnews.al ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa i plagosur ka mbetur një fëmijë i mitur, 4 vjeç.
Fëmija është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
“Më datë 12.05.2021, rreth orës 12:00, në rrugën “Don Bosko”, mjeti me drejtues shtetasin L. H., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A. S 4 vjec, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” njofton policia.
/abcnews.al



