Aksident në Tiranë, makina përplas 10-vjeçarin

schedule18:42 - 9 Maj, 2021

schedule 18:42 - 9 Maj, 2021

Një fëmijë 10 vjeç është përplasur nga një automjet ditën e  sotme në Tiranë. Burime nga uniformat blu të kryeqytetit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët”.

Fatmirëo9sht i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.05.2021, në rrugën “3 Dëshmorët”, mjeti me drejtues J. S., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A.B., 10 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

g.v/abcnews.al