Aksident në Tiranë/ Automjeti del nga rruga, lëndohen dy persona

schedule18:43 - 23 Janar, 2025

schedule 18:43 - 23 Janar, 2025

Një aksident është regjistruar në Tiranë. Një 52-vjeçar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga përplasja u godit një 63 vjeçar, që lëvizte me biçikletë dhe një 18 vjeçe, këmbësore, e më pas u përplas me murin rrethues të një selie diplomatike.

Aksidenti ndodhi rreth orës 16:20, në Rrugën e Elbasanit.

Dy shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!