Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në aksin rruugor Krahës-Tepelenë. Mësohet se një automjet ka përplasur një motomjet. Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i këtij të fundit. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Krahës-Tepelenë, automjeti me drejtues shtetasin., 57 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin rreth 63 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al