Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Mabe.
Nga ky aksident, dy persona kanë mbetur të plagosur ku janë nisur drejt spitalit rajonal të Lezhës.
Nga burimet paraprake, bëhet me dije se janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po kryen verifikimet e mëtejshme mbi shkaqet e aksidentit. /abcnews.al