Aksident në Shkodër / Makina përplas të moshuarin,i plagosuri në gjendje të rëndë

schedule11:28 - 10 Prill, 2025

schedule 11:28 - 10 Prill, 2025

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Lezhë ku një automjet ka përplasur një shtetas tjetër. I plagosur ka mbetur një 76 vjeçar i cili ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 09:20, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasi B. M., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin N. K., rreth 76 vjeç.   

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi N. K., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 

Me shtetasin B. M. po kryhen veprimet procedurale.”, njofton policia.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!