Aksident në Shkodër/ Humb drejtimin e motomjetit, plagoset 50-vjeçari

schedule14:04 - 4 Korrik, 2025

schedule 14:04 - 4 Korrik, 2025

Një aksident ka ndodhur në fshatin Trush të Shkodrës këtë të premte.

Rreth orës 13:20, shtetasi Saimir Lamaj, 50 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar.

Nga aksidenti është dëmtuar 50-vjeçari, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!