Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Gajdar-Shijan. Mësohet se një shtetas rumun, i cili është punonjës i shërbimeve të FRONTEX, ka humbur kontrollin dhe si pasojë e ka nxjerrë mjetin nga rruga.
Mirëpo, sipas bluve, raportohet se 34-vjeçari nuk ka pritur që në vendngjarje të mbërrijnë shërbimet rrugore, por është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, për shtetasin 35 vjeç, banues në Rumani (punonjës i shërbimeve të FRONTEX, jashtë shërbimit), pasi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Gajdar-Shijan, ky shtetas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu, 35-vjeçari nuk ka pritur shërbimet e qarkullimit rrugor, për kryerjen e veprimeve procedurale, por është larguar nga vendi i aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, për 34-vjeçarin ka nisur procedimi në gjëndje të lirë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”./abcnews.al