Aksident në Pogradec/ Makina përplas këmbësoren, transportohet menjëherë në spital

schedule20:36 - 5 Shtator, 2024

schedule 20:36 - 5 Shtator, 2024

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”. Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila është transportuar menjëherë në spital.

Sakaq, raportohet se 53-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit është transportuar në Komisariat.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin  44 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!