Një aksident ka ndodhur këtë të dielë në Paskuqan. Mësohet se një 20-vjeçar ka humbur kontrollin e motomjetit pa leje drejtimi. Si pasojë, është dëmtuar ai dhe pasagjeri. Sakaq, policia ka arrestuar 20-vjeçarin.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin 20 vjeç, banues në Paskuqan, pasi në rrugën “Andon Pano”, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar 20-vjeçari së bashku me pasagjerin në motomjet, shtetasin 25 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e bluve./abcnews.al