Të paktën 11 punëtorë kanë humbur jetën sot në një aksident në një minierë qymyri në provincën verilindore kineze të Heilongjiang. Sipas televizionit shtetëror kinez CCTV, aksidenti ka ndodhur për shkak të plasaritjes brenda minierës, por ende vazhdojnë hetimet për shkakun e aksidentit.
Plasaritja ndodh kur energjia potenciale e akumuluar brenda shkëmbinjve bën që ata të shpërthejnë papritur dhe shpejt.
/abcnews.al