4 pjesëtarë të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në Laç.
Mjetin me të cilin udhëtonin doli nga rruga duke u përplasur me një masiv gurësh pranë kryqëzimit të Patokut.
Për pasojë mbetën të plagosur drejtuesi, bashkëshortja dhe dy prindërit e tij. E vetmja që shpëtoi pa lëndime ishte vajza e mitur.
Të lënduarit po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë përgjumja e drejtuesit të mjetit./abcnews.al